Gashi: Unë mburrem me punën e ministrit Asaf Ademi

 

Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, sonte ishte mysafir në emisionin “Rruga drejt” në Alsat-M, ku mes tjerash foli edhe për punën e ministrit të Kulturës, Asaf Ademi. Ai tha se “Unë mburrem me punën e ministrit, Asaf Ademi. Për herë të parë kemi respektim të ligjit dhe nuk ka manipulime me fondet e Ministrisë së Kulturës.”
“Ju them me përgjegjësinë më të madhe se asnjëherë më parë nuk ka pasur ndarje më transparente të fondeve të Ministrisë së Kulturës.”, përfundoi ai.