Goditet për vdekje 81 vjeçari në Shirokë të Suharekës

Një 81 vjeçar, ka vdekur pasi është goditur nga një veturë në Shirokë të Suharekës.

Siç njofton Policia, ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00, ndërkaq, i dyshuari është arrestuar.

“Viktima S.H, 81 vjeçar ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes dhe vdekjen e tij e ka konfirmuar ekipi mjekësor”.

Aktualisht policia ka dalë në vendngjarje dhe po pret njësitet tjera policore, të cilat do ta kryejnë hetimin.