Halili: VMRO luan loja të dyfishta

Ish-diplomati shqiptar, Muhamed Halili i ftuar në një debat televiziv në Kanal5 me Filip Petrovskin, ish-drejtor i Arkivit Shtetëror të Maqedonisë, ka thënë se VMRO-DPMNE po luanë lojrta të dyfishta në raport me kërkesat e shqiptarëve, shkruan Zhurnal.

Ai thotë se shqiptarët nuk ia kërkuan VMRO-s, themelimin e Universitetit “Nënë Tereza” por atë këmnguli që tua jep shqiptarëve vetë VMRO-DPMNE për të ruajtuar pushtetin e saj dhe koalicionin me shqiptarët.

“Duke i faleminderuar VMRO-DPMNE-së kemi edhe universitetin “Nënë Tereza”, edhe për këtë ne nuk kemi këmngulur shumë, ju keni këmngulur, që të jemi së bashku në Qeveri ja edhe një universitet të tretë apo të katërt në gjuhën shqipe, vetëm e vetëm për ta ruajtuar pushtetin”, ka thënë Halili, duke debatuar me Petrovskin për aktualitetin politik dhe të drejtat kolektive të shqiptarëve të Maqedonisë.