Haradinaj i kërkon Wieland përkrahje për liberalizimin e vizave

Kryeministri Ramush Haradinaj ka pritur sot në Prishtinë, zëvendëspresidentin e Parlamentit Evropian, Rainer Wieland.

Siç ka thënë Haradinaj në konferencë me mysafirin nga Gjermania kanë biseduar për shuam çështje, ndër to edhe liberalizimin e vizave, njofton Klan Kosova.

 

“Wieland është politikan nga partia e CDU në Gjermani dhe ka shprehur në vazhdimësi një interesim prej rajonit nga vjen për Kosovën. Biseduam për vizat dhe dinamikat e mundshme. Për mua është shumë me rëndësi përkrahja e Gjermanisë dhe Wieland”, ka thënë Haradinaj.

“Ia kërkova edhe një herë ndihmën, që t’ua tregojë të gjithëve të vërtetën e Kosovës”.

Në anën tjetër mysafiri ka bërë thirrje përsëri – sikur herën e fundit – që të mos flitet për datat e këtij procesi.