Copy Code

Hyrja e Lëvizjes BESA në Qeveri, fundos ëndrrat ruse për pengim të anëtarësimit të Maqedonisë në NATO

Faktori ndërkombëtar është i shqetësuar nga vajtje ardhjet e elementeve proserbe dhe proruse në Maqedoni dhe tentimet për krijimin e një krize qeveritare, me qëllim që të mos zgjidhet çështja e emrit dhe të dështojë anëtarësimi i Maqedonisë në NATO në samitin e ardhshëm të saj. Për këtë arsye, me insistim të diplomatëve perëndimorë shumë shpejtë pritet që Lëvizja besa të bëhet pjesë e qeverisë.

“Hyrja e Lëvizjes BESA në Qeveri, fundos ëndrrat serbo-ruse për pengim të anëtarësimit të Maqedonisë në NATO . Shumica fragjile që ka për momentin qeveria, e bën atë të ndjeshme nga lobimet intensive që po bëjnë elemente proserbe dhe proruse në Maqedoni, duke u munduar të ringjallin koalicione të vjetra qeveritare”, kanë thënë burime diplomatike për disa mediume ndërkombëtare në gjuhën shqipe.

“Me Lëvizjen Besa stabilizohet shumica qeveritare, sepse edhe ata deputetë të shumicës aktuale për të cilët kemi informacione se luhaten mes Zaevit dhe VMRO-së, do ta kuptojnë se janë të kota dhe nuk mund të kenë sukses shantazhet e tyre ndaj qeverisë”, kanë theksuar të njëjtat burime diplomatike.

Sipas tyre, kyçja e Lëvizjes Besa në qeveri, do të sjell një freski në skenën politike, si dhe për qytetarët shqiptarë në Maqedoni.