Intervistë me drejtorin e Inspektoriatit Shtetëror për Ndërtimtari dhe Urbanizëm, Llokman Limani

Intervistë e realizuar me Drejtorin e Inspektoratin Shtetëror për Ndërtimtari dhe Urbanizëm nga radhët e Lëvizjes BESA, Llokman Limani për portalin besabese.com.

  1. Kush është Llokman Limani, drejtor në Inspektoratin Shtetëror për ndërtimtari dhe urbanizëm nga radhët e Lëvizjes BESA?

 

Llokman Limani, i lindur në Shkup me 19.07.1971 , shkollën e mesme të kryer në Arkitekturë ”Zdravko Cvetkovski” – Shkup, kurse Fakultetin në Universitetin e Prishtinës ku mora titullin  Inxhinier i diplomuar i Arkitekturës (1994) , ndërsa në vitin 2013 morra titullin Magjistër i Shkencave Ekonomike. Nga viti 1995 kam hapur N.P ”Neondizajn”- Shkup në dizajn të brendshëm dhe grafikë, ku kam punuar si projektues dhe zbatues, ndërsa nga viti 1999 e njëjta ndërmarrje transferohet në Prishtinë me të njëjta kompetenca si projektues dhe zbatues i Arkitekturës dhe Grafikës. Pas rikthimit në Shkup, kam punuar si profesor i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës në shkollën e mesme dhe Asistent & Profesor në Arkitekturë në (FON). Kam fituar disa licenca dhe certifikata siç janë: Licencë Autorizimi (A) për përpunimin e dokumentacionit projektues, certifikatë nga byroja e zhvillimit të arsimit: metodave bashkëkohore në mësim, inkuadrimin aktiv të nxënësve dhe nxitjen e kreativitetit të tyre nëpër shkollat të mesme, certifikatë nga USAID për integrimin inter-etnik në projektet edukative, certifikatë nga USAID për integrim – shkolla si model, certifikatë nga NCDIEL dhe Ministria e Arsimit- Byro për zhvillim për Inovacionet dhe Sipërmarrësit, certifikatë nga MASSUM për intervistë në gjuhë shqipe – mentor etj.

 

 

  1. Si e keni gjetur drejtorinë të cilën po e drejtoni tani, me çfarë probleme jeni ballafaquar në fillim në detyrës suaj?

 

Drejtorinë e kam gjetur në gjendje shumë të vështirë, ku mund të them se gati në të gjitha nivelet dhe sektorët brenda drejtorisë, kemi hasur në probleme të theksuara, p.sh. disa sektorë brenda drejtorisë  i kemi gjetur në gjendje të vështirë financiare – me buxhet minimal, ndërsa në disa sektorë  buxheti ishte tërësisht i harxhuar. Gjithashtu edhe në aspekt teknik ,gjendja e drejtorisë ishte tepër e vështirë, sa për ilustrim: nga gjithsej 9 vetura që i posedonte drejtoria, vetëm 1 nga këto vetura ishte në funksion dhe në shërbim të drejtorisë – gjendje kaotike dhe e paimagjinueshme për funksionim efikas.  Në gjithë territorin e Maqedonisë, tani për tani funksionojmë me 6 inspektorate, ku e kemi tepër të vështirë të dalim dhe të inspektojmë gjendjen faktike në terren – për të zgjidhur apo hartuar programe për dhjetëra apo qindra lëndë që na arrijnë  neve në Inspektorat. Mendoj se edhe në aspekte tjera ligjore dhe teknike po hasim në shumë vështirësi për të zgjidhur problemet e qytetarëve, por besoj thellësisht se shumë shpejt do të arrijmë që t’i minimizojmë problemet thelbësore të Inspektoratit, gjendje kjo e cila ka ardhur si pasoj e mosfunksionimit efikas të drejtorisë me vite të tëra.

  1. 3. Cilat janë planet tuaja për të ardhmen në këtë drejtori, a ka hapësirë që deri sa ju ta drejtoni këtë institucion, të kemi plane konkrete për zhvillimin, cilësinë dhe profesionalizmin e institucionit që drejtohet nga ju?

Ajo që mund të them për momentin, është se unë kam filluar angazhimin tim me shumë përkushtim dhe seriozitet maksimal që të kemi suksese në të ardhmen. Në fillim, sapo fillova me punë në Inspektorat, vendosa sistematizim dhe rregullore nëpër gjitha sektorët, p.sh. rregullimi dhe përgjegjësitë e kabinetit, detyrat dhe angazhimet për punonjësit në inspektorat, oraret e punës etj. Përpos përpilimit të rregullave të reja të punës, gjithashtu jam angazhuar dhe kam kërkuar që të formohet ekip, që do të merret me rregullimin e çështjeve teknike brenda inspektoratit, p.sh. janë minimizuar obligimet shtesë të veturave jofunksionale brenda inspektoratit, ku nga 6 vetura teknike tani për tani funksionojmë vetëm me 3 vetura teknike, ndërsa unë personalisht për të minimizuar harxhimet teknike brenda inspektoratit, kam kursyer nga vetja duke shfrytëzuar veturën time personale. Nëse deri në fund të vitit, nuk do të arrijmë që të harmonizojmë dhe risim kapacitetet teknike brenda inspektoratit, atëherë do të shohim ndonjë zgjidhje tjetër më efikase. Buxheti për vitin 2018, brenda drejtorisë të cilën unë e drejtoj ishte minimal, duke mos arritur që të mbulohen as projektet e mëparshme. Për këtë arsye, menjëherë sapo fillova me punë, formova ekip për përgatitje të buxhetit të ri për vitin 2019, me qëllim të vetëm që t’i mbulojmë gjitha harxhimet vjetore në mënyrë sa më efektive dhe transparente. Nëse arrijmë që të mënjanojmë pengesat e mëparshme brenda drejtorisë, besoj se shumë shpejt do të kemi efekte pozitive, me projekte dhe iniciativa konkrete brenda saj. Numri i të punësuarve ishte tepër i ulët, diku rreth 21 të punësuar, ku prej tyre vetëm 6 ishin inspektorë të etnive tjera, pa asnjë shqiptarë. Gjendja e kuadrove shqiptare brenda drejtorisë ishte e mjerueshme, me vetëm 3 shqiptarë të punësuar. Menjëherë kam kërkuar që të merret iniciativë dhe të hapet konkurs për punësim të inspektorëve të rinj shqiptarë, duke kërkuar që në konkursin e hapur për 3 inspektor të rinj, së paku dy prej tyre të jenë shqiptarë.

Gjithashtu kam filluar të përpiloj dart-versionin për rritjen e kapaciteteve për të punësuarit në drejtori, ku për vitin e ardhshëm planifikojmë që me iniciativën e re të arrijmë numrin deri në 38, ndërsa me sistematizimin e ri të projektit, planifikojmë që ky numër të arrihet deri në 50 të punësuar.

Gjatë kësaj periudhe, kam realizuar disa takime, siç janë: takimi me sekretarin e qeverisë, takimi me prefektin e Shkupit, takime me zyrtarë të disa ministrive në vend, me kryetar komunash etj, me qëllim të bashkëpunimit sa më të shëndosh dhe më efikas të drejtorisë tonë me institucioneve tjera shtetërore. Gjatë këtyre takimeve, kam shprehur qëndrimet dhe idetë tona për bashkëpunime efektive mes institucioneve shtetërore, duke theksuar se Inspektorati ynë do të jetë  rigorozë dhe e pa kompromis ndaj ndërtimeve pa leje. Web-faqen e drejtorisë e kam vënë në funksion të qytetarëve, ku gjithashtu kam kërkuar që sa më shpejt të jetë në funksion edhe në gjuhën shqipe. Kemi porositur edhe pajisje të reja për drejtorinë, p.sh. kompjuterë dhe pajisje teknike për punëtorët, gjithë kjo në shërbim që punonjësit brenda inspektoratit të jenë sa më profesional në punët e tyre.

Sapo fillova me punë, pash që brenda institucionit që unë drejtoj, gjatë kohë nuk kishte pasur organizime të seminareve të ndryshme. Menjëherë, kam kërkuar që të jemi të angazhuar ekipe-profesioniste që do të marrin pjesë nëpër seminare të ndryshme, ku vlen të theksohet se, personalisht unë si drejtor, së shpejti do të marr pjesë në një seminar të organizuar që pritet të mbahen në qytetet Bukuresht dhe Sinaia të Rumanisë, në seminarin ‘’ Raportet e menaxhuesve dhe punëtorëve në resurset njerëzore’’, e cila pritet të mbahet mes 17-22 tetorit në Rumani.

Vlen të theksohet se, gjithashtu përpos këtyre plane dhe projekteve konkrete që pritet të realizohen së shpejti, kam marr iniciativë për reforma rrënjësore në këtë drejtori, p.sh. ndryshimin e disa ligjeve, të cilat fillimisht duhet të hyjnë në komisionet parlamentare, që pastaj të votohen në Kuvend, këtu fjala është për këto ligje: ligjin e planifikimit hapësinor dhe urbanizëm, ligjin për ndërtim dhe ligjin e mbikëqyrjes së Inspektoratit.  Për këto ndryshime të ligjeve, gjithashtu para disa kohe kisha edhe takime edhe me përpiluesit e ndryshimeve në këto ligje, me Mr. Zhaklina Angellovska dhe Prof. Dr. Mirosllav Grçev. Menjëherë pas takimit që realizuam me ekspertët dhe projektuesit, formova komision dhe grup punues, me qëllim të vetëm që ky komision të përpilojë dhe detektojë problemet shumëvjeçare brenda institucionale të drejtorisë. Ekipi punues, dhanë sugjerimet dhe idetë e tyre për funksionim sa më efikas dhe produktiv të Inspektoratit, ku gjithë së bashku u pajtuam se me ndryshimet e reja në ligjet për Urbanizëm, Ndërtim dhe Inspektim, drejtoria jonë do të funksionojë në mënyrë më profesionale, me kuadër  dhe sistem të ri europian, siç është rasti i shteteve europiane: Austri, Kroaci etj. Nëse arrihet që të kalojnë ligjet që u thanë më lartë, mendoj se do të arrijmë të jemi më të zëshëm dhe më produktiv, mbase kam bindje se ligji i decentralizimit të vitit 2005, ka sjell edhe probleme tjera.

Shpresoj që, brenda këtyre 6 javëve gjersa jam në detyrën e re, kam arritur që të vendos sistematizim dhe profesionalizëm brenda Inspektoratit, ku kam bindje se shumë shpejt mund të arrijmë që të jemi në shërbim dhe në dobi të qytetarëve.