Ismaili: Shqiptarët, çelsi i artë që do hap dyert e RMV-së në NATO dhe BE

Pa patriotizëm të rrejshëm dhe me vetëdije të pastërt shfrytëzova të drejtën time qytetare dhe votova që Maqedonia e Veriut nesër të bëhet anëtare e plotë në BE dhe NATO. Sot vendoset kahja e ecurisë së vendit tonë, sot vendosim se në çfarë shteti do të jetojnë fëmijët tanë dhe bojkoti sot shkon në favor të krizave të reja politike në vend. Kriza totalisht të panevojshme diçka që dëshmon edhe deklarata e fundit e ambasadorit fracez në Shkup Thimonie i cili tha se “mosarritja e cenzusit për emërimin e kryetarit të shtetit është e njejt sikur Maqedonia të plagos veten në këmb”, prandaj të shfrytëzojmë të drejtën tonë kushtetuese dhe qytetare e të votojmë për kandidatin konsenzual, programi i të cilit shpie Maqedoninë e Veriut në NATO dhe BE.
Qytetarët në veçanti shqiptarët në Maqedoninë e Veriut në shumë raste kanë dëshmuar se e posedojnë pjekurinë politike dhe besoj që edhe në raundin e dytë do të jenë çelës i artë që vendit do hap dyert e NATOsë dhe BE së.