Ja çfarë thotë Xherdan Shaqiri për ekipin e Manchester Cityt

Sulmuesi i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri beson se është në kulmin e karrierës së tij si futbollist.

Xherdan Shaqiri ka tashmë disa momentesh të paharrueshme për Liverpoolin dhe pranon se ai mund të prodhojë akoma më shumë për të ndihmuar ‘Reds’, shkruan GazetaBlic.

“Unë jam shumë i lumtur dhe jam duke luajtur me besim. Ndoshta po luaj futbollin tim më të mirë që kam luajtur ndonjëherë”, tha fillimisht Shaqiri.

“Unë jam shumë, shumë i lumtur këtu dhe jam i lumtur që jam këtu për të ndihmuar këtë ekip. ”

“Presioni është kudo në klubet e mëdha”, shtoi Shaqiri.

“Edhe në City, është gjithmonë presioni. Tek ekipi i tyre ka më shumë presion, pasi nuk kanë fituar në sfidat e fundit.”

“Por, natyrisht kur jeni në krye të tabelës, të gjithë vijnë pas jush, të gjithë dëshirojnë t’ju mposhtin”, përfundoi sulmuesi kosovar.