Jani Bojaxhi regjisori i filmit skandaloz “shigjeton” me kritika të ashpra Ministrinë e Kulturës

Regjisori i filmit, Jani Bojaxhi që së fundmi mori reagime të shumta negative në opinionin e gjerë, lidhur me skenat që sipas përmbajtjes së filmit UÇK-ja në vitin 2001 ka kryer përdhunime dhe malltretim të civilëve.

Ai së fundmi ka drejtuar kritika të ashpra ndaj Visar Vishkës, këshilltar në Ministrinë e Kulturës.

“Visar Vishka, këshilltar i Ministrisë së Kulturës – Ministrit Ademi, ka publikuar se më kanë dërguar inspeksion në produksion! Ashtu siç paralajmëroi në intervistën e Alfa. Më dëshpëruar. Edhe UDBA ka qenë më kreative. Kështu doli, shumë e parashikueshme! Edhe pse Ministria e Kulturës nuk ka asnjë ingerencë mbi mua dhe puna ime, prap se prap jeni të mirëseardhur”, shkruan Bojaxhi.

Tutje regjisori i filmit skandaloz thotë se Vishka duhet të ketë të dhëna Vishka me këtë tenton të diktojë jetët e arstistëve, duke thënë se aspak nuk ju frikësohet!