Junker: Greqia dhe Maqedonia të përfundojnë procesin për emrin

Presidenti i Komisionit Evropian, Zhan Klod Junker, ka bërë thirrje që Greqia dhe Maqedonia të përfundojnë procesin për emrin në afatet e caktuara.
“Janë të rrallë ata që para historisë marrin përgjegjësi të tilla dhe do të dëshiroja që ky proces të përfundoj me sukses në afatet e caktuara. Mund të inkurajoj të dy vendet, të dyja parlamentet të bëjnë atë që historia e kërkon nga ata”, ka thënë Junker.