Këshilltari i Alternativës në Butel e zgjidh problemin e nxënësve shqiptarë

 

Sot në Këshillin e Butelit u miratua Propozim-Vendimi për përcaktimin e rajoneve të shkollave fillore në Komunën e Butelit për regjistrimin e nxënësve.
Fëmijët në klasën e parë në shkollën fillore regjistrohen në muajin maj për vitin e ardhshëm shkollor, në bazë të Ligjit për Arsimin Fillor.
Fëmijët e Vizbegut që i takojnë komunës së Butelit fatkeqësisht në mungesë të shkollës në lagjen e tyre është paraparë që ato të regjistrohen në SHF “Petar Zdravkovski Penko” (vendbanimi Vizbeg,rr.1 ,rr 2, rr 3 , rr 4 , rr 5, rr 6 , rr 8,rruga e Kaçanikut).
Unë si këshilltar i subjektit politik AlternAtivA kërkova nga komuna që të gjithë nxënësve të kësaj lagje tu sigurohet transport falas deri në shkollë pasi ajo është dhe OBLIGIM ligjor i cili për arsye të panjohura nuk është zbatuar deri më tani.Dua këtu ta shpreh kënaqësin time që kjo kërkesë e imja u pranua nga kryetari i komunës dhe mu premtua se nga muaji shtator të gjithë nxënësit nga kjo lagje do ta ken transportin falas.(Kërkesës sime që transporti falas tu sigurohet dhe nxënësve të kësaj lagje që mësojnë në shkolla të Komunave tjera u refuzua pasi sipas Ligjit për Arsim Fillor komuna ka për obligim që transport falas tu sigurojë vetëm nxënësve që mësojnë në komunën e njejtë )
Kërkesave të mija rreth ndërtimit të shkollës në lagjen Vizbeg (të cilat i kam kërkuar më shumë herë në mbledhjet e rregullta) çdoherë më është përgjigjur se për shkak të kontesteve pronësore juridike në vendin ku planifikohet të ndërtohet kjo shkollë nuk është e mundur të fillohet me ndërtim edhepse të gjitha lejet e nevojshme janë të siguruara.
Për këtë arsye dua të bëj APEL që nëse kjo është e vërtet të mundohemi ta tejkalojmë veten dhe për interesa personale mos ta vëm në pikpyetje ardhmërin e fëmijëve që jetojnë në këtë lagje si dhe mos tu japim alibi të tjerëve të thonë që se arsyeja për mosrealizimin e këtij projekti jetik qëndron tek banorët e kësaj lagje.
Një fjalë e urtë popullore thotë : TË HAPËSH NJË SHKOLLË DO TË THOTË TË MBYLLËSH NJË BURG !