Kokaina në Durrës/ “Pas saj fshihen zyrtarë të lartë në PD, prisni detaje”

Ish kryeministri Sali Berisha dhe kryetari i PD Lulzim Basha, gjate homazheve ne Pallatin e Kongreseve, per nder te Heroit te Demokracise, Azem Hajdari, me rastin e 15 vjetorit te vdekjes dhe rivarrimit te eshtrave ne varrezat Deshmoret e Kombit.

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla akuzon se pas kokainës aë kapur në Portin e Durrësit fshihen zyrtarë të lartë në PD.

Sipas tij, ish-kryeministri Berisha, për shkak të lidhjes së rangjeve më të larta në PD me 613 kg kokaine të futur në banane, i ka imponuar Lulzim Bashës të “luajë” me audio-përgjimin.

“Ne e dimë farë mirë që Bashën në këtë aventurë të rrezikshme është futur nga Sali Berisha për një arsye të thjeshtë, që ka të bëjë drogën, por që ka të bëjë me 613 kg e kokainës të fshehur nën banane. Prisni e duroni ditët në vijim do të jenë të rëndësishme për lidhjet e personave të akuzuar për 613 kg kokaine me persona të rangjeve më të larta të PD. E gjithë kjo po e dëmton Shqipërinë në rrugën e rëndësishme të fazës përmbyllëse të hapjes së negociatave. Kjo është dicka që nuk i bën mirë Shqipërisë megjithëse Basha pa e ditur është futur nga Berisha në një aventurë të rrezikshme”, theksoi Balla.