Copy Code

Kosovë, seanca për demarkacionin në “pikëpyetje”

Në Kosovë, ndonëse një ditë më parë mediat raportuan se është arritur një marrëveshje për votimin e demarkacionit, një gjë e tillë ende nuk është konfirmuar dhe ende nuk është caktuar seanca për demarkacionin.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se ende s’kanë çfarë të thonë në lidhje me këtë dhe se në momentin që do të ketë diçka të re, do të informojnë.

Ndërkaq Blerta Deliu, deputete nga PDK tha se çështjes së demarkacionit po i vjen fundi. Ndërkaq tha se lidershipi i partive politike është në takime intensive për të siguruar që votimi të shkojë si duhet. Deputeti nga radhët e Nismës Bilall Sherifi tha se ata nuk janë informuar nga kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, se deri ku ka arritur çështja e bërjes së numrave.