Kryetari i BESËS, Afrim Gashi, realizoi takim me strukturat partiake në Dibër

 

 

Kryetari i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, Sekretarin e Përgjithshëm, Skender Rexhepi-Zejdi, dhe anëtarin e Kryesisë Qendrore, Zeqirija Ibrahimi, sot kanë realizuar takim me aktivistët dhe anëtarët e degës së BESËS në Dibër. Gjatë takimit në fjalë, kryetari i BESËS, Afrim Gashi, ka folur rreth situatës politike në vend dhe zhvillimeve në fundit në Lëvizjen Besa, duke shtuar se BESA në qeveri po dëshmon profesionalizëm dhe transparencë. Kohëve të fundit, Lëvizja BESA ka vazhduar me aktivitetet e saja në terren, ku maksimalisht është duke u angazhuar në ristrukturimet e degëve dhe nëndegëve në nivel republikan.