Kryetari i KB Shkupi, Sedat Mehmeti emërohet nënkryetar i FBM-së

Kryetari i klubit të basketbollit Shkupi, Sedat Mehmeti është emëruar për nënkryetar të federatës së basketbollit të Maqedonisë (FBM).

Në mbledhjen e Këshillit drejtues, ai është zgjedhur në vend të Ilija Penov, i cili braktisi këtë funksion. Mehmeti është punëtor i vjetër sportiv i basketbollit dhe biznesmen i suksesshëm. Nënkryetar i dytë është Sasho Drakullovski.