Kryetari i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi, realizoi takim me Ambasadoren e Britanisë së Madhe, Rachel Galloway
Sot në selinë qendrore të Lëvizjes BESA në Shkup kryetari i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi, realizoi takim me Ambasadoren e Britanisë së Madhe në Maqedoni, Ekselencën e saj, zonjën Rachel Galloway. Temë diskutimi në këtë takim ishte situata aktuale politike dhe mënyrat e zgjidhjes së kësaj krize. Kryetari Gashi fillimisht falënderoi Britaninë e Madhe për kontributin dhe ndihmën e dhënë gjatë këtij procesi dhe e siguroi Ambasadoren se Lëvizja BESA është duke bërë gjithçka që është në mundësinë e saj për t’u tejkaluar kriza dhe për të filluar implementimi i Marrëveshjes së Prespës. Kryetari Afrim Gashi gjithashtu edhe një herë shprehu qëndrimin e prerë se Lëvizjes BESA është e gatshme për t’i votuar ndryshimet kushtetuese në Kuvend që burojnë nga Marrëveshja e Prespës.
Shkup, 10.10.2018 Lëvizja BESA
Afrim Gashi, kryetar