Kryetari i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi u takua me ambasadorin francez në vend, z. Kristian Timonie

 

Kryetari i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi, së bashku me deputetin e BESËS, Rexhep Memedi dhe anëtarin e Kryesisë Qendrore të Lëvizjes BESA, Zeqirija Ibrahimi, kanë realizuar takim me Ambasadorin e Francës, z. Kristian Timonie. Në këtë takim të zhvilluar mes kryetarit të BESËS, Afrim Gashi dhe ambasadorit francez në vend, z. Timonie, është biseduar për zhvillimet e fundit në vend, procesin euro-atlantik, rolin konstruktiv të Lëvizjes BESA në qeveri, si dhe për zgjedhjet presidenciale që pritet të mbahen më 21 prill. Ditëve në vijim, pritet që kryetari Gashi, të ketë takime miqësore me përfaqësues ndërkombëtarë në vend.