Kumanova festoi inkuadrimin e FC Goblen në Ligë të dytë(VIDEO)

Qyteti i Kumanovë dje (e mërkurë) ka qenë në festë. Skuadra e futbollit Gobleni së bashku me shumë tifozë kanë festuar titullin e kampionit në Ligën e tretë-Veri dhe inkuadrimin në Ligën e dytë – Perëndim.

Pas përfundimit të ndeshjes kampionale kundër Kadinos, futbollistët e Goblenit pranuan edhe kupën nga ana e FFM-së.Kupën kapitenit të FC Goblen, Hasan Bilalli, ia dorëzoi kryetari i LFK të Likovës, Aki Shukriu.

Pas dorëzimit të kupës në radhët e ekipit kumanovar shpërtheu festa e shumëpritur, duke kthyer kështu futbollin kumanovar aty ku më së paku e meriton. Festa e FC Goblen vazhdoi me një iftar të përbashkët në restorantin Arcus, ku ishin të pranishëm mysafirë të shumtë nga Kumanova dhe më gjerë.