Kumanova gati për festë

Sot Kumanova është gati për festë, dhe kjo për shkak të klubit të futbollit Goblen. Skuadra shqiptare ka siguruar titullin kampion në Ligën e tretë-Veri, ndërsa zyrtarisht trofeu pritet t’i dorëzohet sot në ndeshjen kundër Kadinos.

Gobleni përmes një videoje të postuar në faqen zyrtare në “facebook” ka bërë thirrje për një përkrahje masive të tifozëve në këtë ndeshje dhe të festojnë së bashku.

Se janë gati për të festuar tregon edhe fotoja e publikuar nga drejtori i klubit, Mair Qaili dhe kapiteni Hasan Bilalli, të cilët disa orë para fillimit të ndeshjes kanë shkrepur një foto në qendër të fushës dhe kanë shkruar: “Ne jemi gati”.

Ndeshja do të zhvillohet sot (e mërkurë) në stadiumin e Kumanovës me fillim prej orës 17:00.