Ky është shqiptari që u ekzekutua sot në Athinë

Burgu i Koridhalos në Athinë është kthyer në një “vatër vdekjesh” për shqiptarët. Këtë të hënë një bashkëkombës, i identifikuar si Albert Bako është ekzekutuar brenda ambienteve të burgut.
Bako ishte dënuar me burg, pasi në nëntor të 2014-ës hapi zjarr në një lokal në Mikrolimano të Pireut, duke lënë të plagosur 14 persona.
Por ai mbahet mend edhe për një tjetër incident të rëndë, siç është atentati ndaj avokatit Michalis Zafeiropoulos, ku ishte bashkëpunëtor në atë ngjarje.
Ndërkohë, dyshohet se ekzekutimi i tij është kryer nga anëtarët e një bande rivale, të cilët i kanë zënë pritë, pasi kishin mësuar se Bako ishte transferuar aty nga burgu i Chanias në Kretë.