Lajmi i mir për Kosovën hiqen Vizat në Shtator Urime Kosovë!

isa\r\nryeministri i Kosovës, Isa Mustafa thotë se Samiti i Parisit ishte një lajm shumë i mirë për Kosovën, pasi që në të u rikonfirmua perspektiva e qartë evropiane e Kosovës dhe u mbështetën projekte konkrete për zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe vendeve në rajon.\r\n\r\nNë një bisedë për Koha.net, Mustafa tha se deputetët e Kuvendit duhet të adresojnë çështjen e demarkacionit dhe të vazhdohet lufta kundër korrupsionit, në mënyrë që në shtator Këshilli i BE-së dhe Parlamenti Evropian të japin dritën e gjelbër për nisjen e lëvizjes së lirë të qytetarëve të Kosovës në BE.\r\n\r\nDuke iu referuar debateve të nxitura pas referendumit të Britanisë për dalje nga BE, kryeministri tha se në Samit liderët e vendeve dhe drejtuesit e mekanizmave të BE-së kanë konfirmuar se Bashkimi Evropian është i hapur për pranimin e Kosovës dhe shteteve tjera në rajon, pas përmbushje së kritereve.\r\n\r\n“Vetë pjesëmarrja në Samit e presidentit Hollande, kancelares Merkel, kancelarit austriak, përfaqësueses së lartë të BE-së Mogherini dëshmon rëndësinë që BE-ja dhe vendet kryesore të saj po u kushtojnë vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ata shprehën përkrahjen e tyre për integrimin evropian dhe zhvillimin ekonomik dhe theksuan mbështetje për projektet tona konkrete infrastrukturore, në energji, e fusha tjera të zhvillimit ekonomik”, tha Mustafa për Koha.net.\r\n\r\nLidhur me faktin se në këtë samit u dha përkrahje kryesisht për tre projekte që lidhen me Kosovën, Shqipërinë dhe Serbinë, kryeministri tha se kjo ka të bëjë me rëndësinë që këto projekte kanë për tërë qytetarët e rajonit.\r\n\r\n“Unë kërkova përkrahje për ndërtimin e Linjës 10 të hekurudhës që lidh Shkupin, Prishtinën dhe Beogradin, për të cilën tashmë kemi zhvilluar procedurat e negociimit me Komisionin Evropian, Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim si dhe me Bankën Evropiane për Investime. Po ashtu, për kompletimin e Autostradës 7, që lidhë Shqipërinë me Kosovën dhe me Nishin në Serbi, e cila lidh Detin Adriatik nga Durrësi përmes Kosovës me korridorin 10 të Rrjetit Evropian. Shpreha po ashtu interesin tonë që në sektorin e energjisë, të ndërtojmë kapacitete të reja gjeneruese, të riaftësojmë kapacitetet ekzistuese dhe të ndërtojmë linjat e interkoneksionit me vendet tjera të rajonit”, tha Mustafa.\r\n\r\nI pyetur për proceset brenda Kosovës, demarkacionin dhe luftën kundër krimit dhe korrupsionit, në raport me liberalizimin e vizave, kryeministri Mustafa tha se institucionet e Kosovës duhet të adresojnë këto çështje.\r\n\r\n“Përfaqësuesit e qytetarëve në Kuvend, në përputhje me punën e komisionit shtetëror, qëndrimin e qartë të Departamentit të Shtetit, dokumentet gjermane dhe vlerësimet e komisioneve të ekspertëve ndërkombëtarë duhet të adresojnë çështjen e demarkacionit. Institucionet tona, po ashtu, do të vazhdojnë luftën e pa-kompromis kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në mënyrë që në një të ardhme të afërt Këshilli i BE-së dhe Parlamenti Evropian të marrin vendim dhe qytetarët e Kosovës të fillojnë të lëvizin pa viza në vendet e BE-së. Ne kemi përkrahje për këtë hap dhe kjo do të ketë impakte të rëndësishme për vendin tonë”, tha kryeministri Isa Mustafa.\r\n\r\nKryeministri foli edhe për marrëveshjen e lidhur dje në Paris, sipas së cilës shteti francez do të ofrojë një kredi prej 66 milionë eurosh, me kamatë të volitshme, për trajtimin e ujërave të zeza, projekt që, siç tha Mustafa, do të zgjidh këtë problem për qytetarët në komunat e rajonit të Prishtinës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.