Lëvizja BESA pjesëmarrëse në marshutën e realizuar sot në Shkup nga koalicioni qeveritar

 

 

Ministri i Kulturës nga radhët e BESËS, Asaf Ademi bashkë me disa anëtarë të Kryesisë Qendrore të Lëvizjes BESA, sot ishin pjesëmarrës në marshutën ‘’ PRO – referendumit’’, e cila u realizua sot nga koalicioni qeveritar në Shkup. Vlen të theksohet, se Lëvizja BESA tashmë një kohë të gjatë po zhvillon fushatën e saj ‘’DIL PËR Maqedoninë Evropiane’’, në përkrahje të koalicionit qeveritar, fushatë e cila po përkrahet nga 71 deputetët e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.