Llokman Hebibi emërohet dekan i Fakultetit të Administratës së Biznesit në Kumanovë

Profesori universitar Llokman Hebibi, është emëruar dekan i Fakultetit të Administratës së Biznesit në Kumanovë. Ai në këtë pozitë vjen në vend të profesorit Naser Raimi, i cili për dy mandate ka drejtuar me sukses këtë Fakultet.

Vendimi për emërimin e profesorit Llokman Hebibi, në krye të Fakultetit të Administratës së Biznesit në Kumanovë është miratuar ditë më parë.

Hebibi, prej vitesh ka qenë i angazhuar si asistent dhe më pas, edhe si profesor në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Tetovës dhe në Fakultetin e Administratës së Biznesit në Kumanovë.

Ai, njihet si një nga profesorët më të përgatitur të ekonomisë në Kumanovë.

Studimet për Ekonomi i ka përfunduar në Universitetin e Tetovës, ka magjistruar në Universitetin e Prishtinës ndërsa ka doktoruar në Universitetin Shën Kirili dhe Metodi në Shkup./Gazeta Lajm