Copy Code

Manastiri do të mbledh akademikë nga të gjitha trojet shqiptare

Brunilda Shëngjergji Kuçi

Nen organizim te Shoqates Joqeveritare ” 22 Nentori ” ne Manastir do te mbahet Konference Shkencore me rastin e Dites se Alfabetit Shqip. Akademike nga te gjitha trojet shqiptare si Shqiperia, Kosova dhe vendi do te prezantohen ne kete konference me temat e tyre. Theksi i punimeve do të jetë kontributi i familjes Qiriazi.
Kongresi punimet i filloi më 14 deri më 22 nëntor të vitit 1908, në Manastir. Në kongres morën pjesë gjithsej 50 delegatë nga të gjitha anët e Shqipërisë.

Kongresi i Manastirit ka qenë ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar në fillimet e shekullit XX, ku si rezultat i kësaj pune më 28 Nëntor të vitit 1912 u shpall edhe pavarësia e Shqipërisë.

Sibela Alimovska e cila eshte organizatore e ketij manifestimi ben te ditur se
tashme eshte bere tradite qe 22 Nentorin Diten e Alfabetit Shqip ta shenojne me aktivitete nga me te ndryshmet.
Fale angazhimit maksimal qe po jep ne kete drejtim kryetarja e shoqates Sibela Alimovska ka fituar besimin e shume historianeve jo vetem ne vend por edhe jashte, te cilet i pergjigjen pozitivisht fteses per aktivitetet te cilat organizon ajo ne shoqate.
Shoqata qe drejton Sibela ka bërë përgatitjet e fundit ku ne kete rast kanë marrë edhe konfirmimin e pjesëmarrësve ne kete konference shkencore.

Dita e Alfabetit do të shënohet në forma të ndryshme edhe në qytete të tjera.