Copy Code

Masakra në Texas u bë nga një prift, por Amerika nuk e quan terrorist priftin vrasës

Autori i sulmit të rëndë në Teksas ishte një person që studionte Biblën. Ishte nje prift protestant. Arsyet e krimit të rëndë mbeten të paqarta. Megjithate, qeveria dhe media amerikane refuzojne ta quajne terrorist priftin qe vrau 26 besimtaret ne Kishe.

Bilanci i të shtënave në kishën baptiste të Sutherland Springs, në Teksas, ka mbërritur në 26, ndërsa masakra më e madhe e këtij lloji në shtetin amerikan nuk ka ende një motiv të qartë.

 Viktimat e ngjarjes që tronditi qytezën e vogël të kontesë Uillson janë të moshave 5 deri në 72 vjeç. Agresori u gjet i vdekur më vonë në automjetin e tij, disa kilometra larg.

Policia e identifikoi vetëm si një mashkull të ri të bardhë, por mediet amerikane thonë se ai quhet Devin Patrick Kelley, 26 vjeç. Kelley mësohet të jetë shkarkuar nga forcat ajrore në vitin 2014, pasi përfundoi në mesin e një gjyqi ushtarak për agresion ndaj të shoqes dhe fëmijës së tij.

26-vjeçari, sipas autoriteteve të Departamentit të Sigurisë Publike, ishte i veshur i gjithi me të zeza dhe mbante në trup një jelek antiplumb.

Ai fillimisht hapi zjarr me një pushkë gjysmautomatike në ambientet përpara kishës e më pas hyri brenda. Në kohën kur po largohej prej andej, një qytetar i zonës rrëmbeu armën e tij dhe nisi të qëllonte mbi të dyshuarin, që e hodhi pushkën e u largua me makinë. Shtypi tregon se qytetari ka vazhduar ta ndjekë agresorin që më pas doli nga rruga dhe e përplasi automjetin ku policia e gjeti më pas të vdekur.

Nuk është e qartë megjithatë nëse i riu është vetëvrarë apo ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra nga plumbat e qytetarit lokal.

Në makinë u gjetën disa armë të tjera. Pastori i kishës së mësyrë, Frank Pomeroy, tha për “ABC News” se në mesin e të vrarëve ishte edhe vetë vajza e tij 14-vjeçare, Annabelle. 23 prej viktimave u vranë jashtë kishës, dy brenda saj dhe një tjetër vdiq më vonë në spital.

Kelley kishte qenë gjithashtu një mësues i studimit të shkrimeve të Biblës, pastor i krishtere. Akti i tij terrorist duket te jete nxitur nga idete e tij fetare, megjithate establishmenti histerik amerikan po e trajton si cmenduri dhe jo si akt terrorist masakren e tij ne kishe.