Mavraj rikthehet në futbollin gjerman

Aventura e Mërgim Mavrajt në kampionatin grek, ka përfunduar.

Mbrojtësi shqiptar është larguar nga Arisi i Selnakikut, skuadër ku aktivizohet edhe futbollisti tjetër shqiptar Migjen Basha, transmeton KTV.

32-vjeçari e ka mbyllur kontratën me ekipin grek, për t’u rikthyer sërish në Gjermani.

Marvaj i është bashkuar skuadrës së Ingolstadit, në Bundesliga 2.

Futbollisti do të nisë stërvitjen me ekipin gjerman gjatë fazës përgatitore dimërore që do të zhvillohet Spanjë. Ingolstadti e mbyll me vetëm 10 pikë renditjen në Bundesligën 2.