Copy Code

Mbyllen shtatë lokale të lojërave të fatit, shqiptohen 38 mijë euro gjoba

Departamenti i Lojërave të Fatit, me datë 17 maj, në bazë të informatave të pranuara nga ana e qytetarëve përmes linjës online ka ndërmarr një aksion në komunën e Gjakovës, Therandës dhe të Prizrenit, nën dyshimin se organizoheshin lojëra të fatitë, pa leje nga Administrata Tatimore e Kosovës

Si rezultat i këtyre aktiviteteve janë vizituar 7 lokale të lojërave të fatit, me ç’rast të gjitha lokalet e vizituara janë mbyllur, transmeton Indeksonline.

Nga të gjeturat në teren janë shqiptuar gjoba mandatarë në vlerë 38,000 euro

Po ashtu, ndaj një personi që ka organizuar lojëra të ndaluara, do të procedohet ndjekje penale.

Divizioni i Lojërave të Fatit, do të vazhdoj me aksione të tilla në çdo kohë, bazuar në autorizimet që i jep Ligji Nr.04/L-080, për Lojërat e Fatit.

ATK i ka bërë thirrje qytetarëve që të raportojnë rastet për të cilat dyshohen se ushtrojnë veprimtarin e lojërave të fatit jashtë ligjshme.