Copy Code

“Menduan se do të vdisnin, shkruan mesazhe për të dashurit e tyre”: Momenti kur forcat amerikane përpiqen për tu arratisur nga një sulm i Nigerit (Video)

Disa pamje dramatike të cilat janë bërë me dron thuhet se tregojnë disa ushtarë amerikanë të cilët përpiqen me dëshpërim për tu arratisur dhe të luftojnë për jetën e tyre, pasi forcat e Nigerit i morën për forca armiqësore.

Sipas mediave të huaja, bëhet fjalë për një ngjarje, e cila për fatin e keq të ushtarëve amerikanë, katër prej tyre janë vrarë.

vendosur në një vend mbrojtës në buzë të një moçali dhe – duke menduar se ata së shpejti do të vdisnin – shkruan mesazhe për të dashurit e tyre.

Videoja, e cila thuhet se është publikuar nga Pentagoni, u bë publike javën e kaluar kur ushtria lëshoi një pjesë të raportit përfundimtar të sulmit të tetorit.

Në momentin e sulmit ekipi po kthehej nga një aksion kur u sulmua nga më shumë se 100 militantë jashtë fshatit Tongo Tongo.

Gjatë luftimeve të zjarrit, një numër i ushtarëve vendas u arratisën me kamion, por katër amerikanë dhe katër trupa të Nigerit u vranë.

E videoja thuhet se përshkruan shtatë forca amerikane dhe katër nigerianë që iknin në këmbë, nën zjarrin e armëve.