Mësoni sa shpesh duhet ta ndroni brushën e dhëmbëve

Asociacioni dental amerikan ka këshilluar që brusha e dhëmbëve të ndrohehe cdo tre ose katër muaj.

Në rast që mbani proteza, atëherë brusha e dhëmbëve ju dëmtohet më shpejt, pra në këtë rast nuk duhet të prisni 3 ose 4 muaj, por më shpesh.

Brushat e fëmijëve duhet të ndërrohen më shpesh se ato të të rriturve.
Në rast që jeni të sëmurë, keni ndonjë baktere apo infeksione në gojë, ju duhet menjëherë ta ndrroni brushën me një të re.

Me këtë veprim ju mund të ndaloni shpërndarjen e bakteree dhe do t’i mbroni dhëmbët.

“Lajeni brushën me ujë të ftohtë, para se të përdorni brushën, në mënyrë që të pastroni mirë nga pasta e dhëmbëve. Brushën vendoseni në një got, në ambijent të hapur, duke mos pasur kontakt me brushat tjera. Asnjëherë brusha e dhëmbëve nuk duhet të përdoret nga dy persona”.