Ministri Lekaj: Pajtohem me vendosmërinë e Haradinajt, po vendoset drejt për Kosovën!

Ministri i Infrastruktuës në qeverinë Haradinaj, Pal Lekaj ka komentuar takimin e zhvilluar në Bruksel ndërmjet përfaqësuesve të Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Sipas tij, më në fund po vendoset për të drejtën e Kosovës dhe ajo çfarë ata duan.

“Më në fund po vendoset për të drejtën e Kosovës dhe ajo çfarë qytetarët kanë kërkuar. Bashkimi Evropian duhet të fillojë të respektojë vendimet e Kosovës”, ka thënë Lekaj në një bisedë për Indeksonline.

Ministri Lekaj thotë Pavarësia e Kosovës po materializohet me veprime konkrete.

“Pavarësia e Kosovës më në fund po materializohet me veprime konkrete dhe BE duhet të pranojë këtë, të ndalet me padrejtësitë që i kanë bërë deri më tani, siç është vonesa me liberalizimin e vizave, që i dëshproi qytetarë te Kosovës.”, ka shtuar tutje ai.

Lekaj ka thënë si shumë qytetarë, edhe ai pajtohet me vendosmërinë e kryeministrit Haradinaj.

Vlen të kujtojmë se takimi i Këshillit të Tretë të Stabilizim Asociimit ndërmjet përfaqësuesve të Kosovës dhe atyre të Bashkimit Evropian nuk shkojë siç duhet. Madje, po i njëjti takim u shoqërua me tensione të ndryshme.