Ministria e Kulturës do të jetë e depolitizuar për nga përcaktimi etnik

saf Ademi pritet që së shpejti të marrë detyrën e re – ministër i Kulturës në qeverinë reformatore të Zaevit. Kjo është bërë e ditur edhe në listën që dje kryeministri Zaev ia ka dërguar Kuvendit të Maqedonisë, ku pritet që brenda javës tjetër të votohet edhe rikonstruimi i qeverisë. Sipas njohësve politikë, Asaf Ademi pritet të jetë ministri i ri që do të dallohet nga të gjithë ministrat tjerë për nga aftësia e tij menaxheriale, shkathtësitë e tij menaxhuese dhe ekipore. Siç dihet, tani më ministri i BESËS, Asaf Ademi, ka udhëhequr një nga kompanitë më të mëdha kombëtare “INSCALE GLOBAL”. Sipas informatave jozyrtare, marrim vesh që ministri i ri i kulturës, Asaf Ademi, do të krijojë ekip që do ta shoqërojë, i cili nuk do të vendosë kritere politik dhe etnike, por mbi të gjitha profesionale. Në këtë mënyrë për herë të parë Ministria e Kulturës do të jetë e depolitizuar, madje edhe e deetnizuar.