Copy Code

Ministria e Kulturës luftë të pakompromisë ndaj korrupsionit

 

Që nga momenti qëkur Lëvizja BESA udhëheq me Ministrinë e Kulturës në krye me Asaf Ademin, ka filluar të kërkoj llogari dhe transparencë nga çdo funksionarë në Ministrinë e Kulturës. Sipas një analize, që është bërë javëve të fundit nga një organizatë ndërkombëtare, marrim vesh se Ministria e Kulturës është njëra ndër ministritë e pakta që lufton korrupsionin institucional brenda qeverisë dhe kjo ndodhë falë ministrit Asaf Ademi, i cili është kuadër i Lëvizjes BESA.
Siç shihet, kjo mund të jetë edhe përpjekja më serioze deri më tani që mund të bëhet nga një ministër shqiptar, i cili në mënyrë profesionale po angazhohet që të luftohet korrupsioni dhe abuzimi me pushtetin, por edhe që kultura në vend të frymojë edhe shqip.

Javë më parë, ministri i Kulturës, Asaf Ademi kishte shkruar në rrjetin social – facebook, se ai do të angazhohet të luftoj deri në fund fenomenin djallëzor të quajtur korrupsion.
Ja posti i plotë i ministrit të Kulturës, Asaf Ademi:
Korrupsioni nuk eshte shpikur sot, ajo eksiston sa edhe vete shteti.
Fatkeqësisht, në vendin tonë qytetarët e kanë të humbur besimin tek shteti dhe fuqia e tij për të zbatuar ligjin mu për shkak të prezencës së korrupsionit në të gjitha nivelet e shoqërisë.
Por, aty ku jam dhe ku kam ndikim unë, do ta luftoj deri ne fund këtë fenomen djallëzor. Zero tolerancë ndaj korrupsionit.