Copy Code

Miqësore: Shqipëria-Kosova, më 29 maj, në Zyrih

FSHF njofton zyrtarisht zhvillimin e ndeshjes miqësore të skuadrës kombëtare të futbollit, më datën 29 maj në Zyrih, ndaj përfaqësueses së Kosovës. Sipas akordit të arritur, miqësorja vëllazërore do të luhet në stadiumin “Letzingrund” të Zyrihut, në orën 20:00. Kujtojmë se pak ditë më vonë, po në Zvicër, është përcaktuar të luhet edhe një tjetër ndeshje e këtij lloji nga kuqezinjtë, kundër Ukrainës. Kombëtarja shqiptare e futbollit do të nisë grumbullimin e saj në Zvicër, në datën 26 maj, për t’i përgatitur edhe këto dy sfida miqësore. Programi stërvitor dhe mediatik i skuadrës për këto dy ndeshje miqësore do të bëhet publik në ditët në vijim nga FSHF-ja.