Copy Code

Në përvjetorin e katërt të martesës, Kardashian: Faleminderit që po më bënë të lumtur çdo ditë Kanye

Kim Kardashian është një ndër femrat më të përfolura të shoubizit ndërkombëtar.

Ajo kishte kurorëzuar me martesë lidhjen disavjeçare me Kanye West, ku kishin organizuar një dasmë glamuroze.

Pikërisht, në përvjetorin e katërt të martesës së tyre, 37-vjeçarja është bërë tejet emocionale dhe ka shkruar një mesazh në llogarinë personale në Instagram.

“Katër vjet shkuan dhe përgjithmonë do të ecim. Faleminderit zemër që më ke dhënë një familje dhe po kujdesesh kaq shumë për ne. Faleminderit që më frymëzo çdo ditë, jam aq me fat. Urime përvjetorin”, ka shkruar ndër të tjerash ajo.

Bukuroshja amerikano-armene kohët e fundit ka zgjeruar bashkëpunimin me grimerin Mario Dedivanovicin.

Dyshja kanë sjell edhe disa produkte kozmetike në tregun ndërkombëtar dhe një prej tyre e kanë titulluar “Albania”.