‘Në shkretëtirë’ dhe sipër një makine sportive, Flori Mumajesi na jep detajet nga videoklipi i ri

Flori Mumajesi pas suksesit të padiskutueshëm në “Këngën Magjike” me produksionin e tij dhe këngën fituese të natës finale, nuk ka ndërmend të ndalojë së ‘pushtuari’ tregun muzikor.

Para pak kohësh ai ndau një video mjaft të ndjerë nga “Instagram-i” ku theksonte se nga një luftë shumë e vështirë me veten zgjodhi që të vazhdonte karierrën muzikore, për të mos e braktisur ende.

Duket se kantautori ka nisur xhirimet e videoklipit të ri. Ai shfaqet i veshur me të zeza, mbi një makinë sportive dhe përreth e tij një “shkretëtirë” e vërtetë.

Nuk na ngelet veçse të presim. Flori ndoshta mund të na ketë rezervuar edhe ndonjë surprizë duke bashkëpunuar me Fifin, gjë e cila përflitet prej shumë kohësh.