Copy Code

Në Shkup u organizua “Parada e maturisë 2018” (Foto)

Në mesditën e sotme, në sheshin “Maqedonia” u organizua manifestimi tradicional “Parada e maturës 2018”, ku morën pjesë më së paku 1000 maturantë.

Pikërisht në ora 12:00 ata e luajtën vallëzimin e pjekurisë.

Me këtë rast, Nikolla Gligorov nga Drejtoria për kulturë dhe art, tha se i gëzon manifestimi, që filloi si ide interesante dhe falënderuese, dhe u shndërrua në traditë.

Në grupin e pjesëmarrësve kishte nxënës të shkollave të Mesme nga Shkupi, Struga, Ohri, Strumica dhe Gjevgjelia.

Maturantët e Maqedonisë, vallëzuan së bashku me ata të shteteve tjera, si të Bosnjës e Hercegovinës, Bullgarisë, Sllovakisë, Sllovenisë, Serbisë, Turqisë, Hungarisë, Kroacisë, dhe Malit të Zi.

Si edhe vitet tjera, paraprakisht maturantët u betuan për mosdhunë, së bashku me moshatarët e tyre. Përndryshe, kjo paradë filloi të organizohet në vitin 2001, në Lubjanë, kurse në Maqedoni për herë të parë u organizua në vitin 2007, në Shkup dhe Ohër.