Nexhbedin Kahremani nga Lëvizja BESA: Bashkërisht duhet ta votojmë Marrëveshjen e Prespës në Kuvend

Ajo që vlen të theksohet për momentin është se ne si Lëvizja BESA bashkë me deputetët tanë, jemi të fokusuar dhe po angazhohemi maksimalisht që sa më shpejt të votohen ndryshimet kushtetuese në Kuvend. Momenti në të cilën po kalon shteti ynë, e sidomos momenti post-referendumit, është tregues i mirë se ne bashkërisht duhet të punojmë që sa më parë ta votojmë dhe implementojmë, Marrëveshjen e Prespës në Kuvend. Kjo Marrëveshje garanton stabilitet, perspektivë dhe të ardhme europiane për vendin tonë. Fokusi ynë si shtet, por edhe si parti politike, duhet të jetë që sa më parë t’i votojmë dhe implementojmë ndryshimet kushtetuese në Kuvend, ku pas kësaj të fillojmë rrugëtimin tonë, aty ku mbetëm, pra të ecim sigurt drejt rrugëtimit tonë euro-atlantik’’, tha nënkryetari i Lëvizjes BESA, Nexhbedin Kahremani.