Copy Code

Një syfyr me minatorët e Trepçës, 800 metra nën tokë (Video)

Ramazani ka shijen ndryshe në minierën e Stantërgut. Në horizontin e nëntë, në thellësi mbi 800 metra, syfyri tradicionalisht bashkon në një tryezë minatorët e Trepçës.

Ata për të cilët thuhet se e kanë bukën me shtatë kore dhe shujtën modeste, ashtu siç e kanë edhe natyrën.

Dora nxjerrë nga puna në nëntokë, tregon për vështirësitë në këtë minierë, raporton RTVD.

Zeqir Ibishi, minatori më i vjetër, përkundër moshës e agjëron ramazanin.

Ibishi, që për 42 vite jetë ia ka falur Trepçës, i dërgon të fala kryeministrit që minatori mos të përfundojë në fund me një pension prej 75 eurosh.

“Që 42 vjet punojmë kurrfarë të drejtash nuk kena. Të fala i çoj kryeministrit Haradinaj,… ia kena çu kërkesat, as nuk kena të drejt më dal në pension me kushtet që i kemi pas më herët. Minatori 56 vjeçar merr pension 75 euro..”, ka thënë Ibishi.