Orhan Murtezani: Parimi i ministrit Asaf Ademi – ‘’ kulturë për të gjithë’’ nënkupton institucione të çliruara nga prizmi etnik

 

Orkestra Filharmonike e Vienës nuk e financon Shkëlzen Dolin pse është shqiptar, e as nuk e anashkalon atë pse nuk është austriak. Pra, një shoqëri që supozohet ta ketë hequr dioptrinë etnike në shpërndarjen e mjeteve buxhetore për kulturë, që grumbullohen nga qytetarë të përkatësive të ndryshme etnike, nuk duhet të “skandalizohet” nga ajo se cilës etni i takojnë, por për atë se cfarë cilësie ofrojnë proektet e financuara nga Ministria e Kulturës.
Parimi i ministrit Asaf Ademi – kulturë për të gjithë – nënkupton institucione të çliruara nga prizmi etnik, dhe hapërim drejt kulturës së mirëfilltë e të bazuar në profesionalizëm, kritere dhe kualitet.
#meAsafAdemin’’, ka shkruar zëdhënësi i Lëvizjes BESA, Orhan Murtezani.