Osmani: Takon ambasadorin e OSBE-së ne Shkup, z. Clemns Koja.

VETING PARAGJYKIMEVE ETNIKE NË GJYQSOR!
Sot takova ambasadorin e OSBE-së ne Shkup, z. Clemns Koja për të biseduar për aktualitetet në vend përfshi ktu dy tema të rëndësishme si paragjykimet etnike në marrjen e vendimeve gjyqsore dhe tentimet për ndërhyrje ilegale në BFI.
U dakorduam me ambasadorin që urgjentisht te fillojme projekt për krahasimin shkencor të vendimeve gjyqësore në të kaluarën për vepra të ngjajshme apo të njëjta varësisht prej përkatësisë etnike te kryerësve të atyre veprave.
Bias-i ( paragjykimi) etnik në vendimmarje në proceset gjyqësore duhet urgjentisht të verifikohet dhe te luftohet me të gjitha mekanizmat e mundshëm!