Copy Code

Ozil në histori të Premierligës, pas asistit për Shkodran Mustafin (Video)

Ozil hyn në histori të Premierligës me një asist për Shkodran Mustafin. Derisa skuadra e Arsenalit është duke fituar me rezultatin 1-0 ndaj Watfordit, golin e avantazhit për ‘Topçinjtë’ e ka shënuar Shkodran Mustafi pas asisitimit tëmesfushorit turko-gjerman. Ai është bërë lojtari i parë në histori të Premierligës që bën 50 asistime në vetëm 141 ndeshje.Ozil thyen rekordin e Cantonas, pasi ky i fundit kishte kapur shifrën e 50 asisteve në 143 ballafaqime.