Ozil var në murin e shtëpisë së tij një copë të mbulesës së Qabesë (FOTO)

Mesfushori i Arsenal, Mesut Ozil për çdo ndeshje dhe gol të shënuar nga fusha e blertë i drejtohet Zotit.

Ai njihet si praktikues i fesë Islame, ndërsa së fundmi në shtëpinë e tij në Londër ai ka varur edhe një copë të mbulesës së Qabesë – vendit/objektit që i drejtohen gjithë myslimanët, transmeton Klan Kosova.

 

“I nderuar dhe i privilegjuar që ta kem në shtëpinë time në Londër këtë copë të Kisëah që mbulon Qaben në Mekë”, ka shkruar gjermani në Facebook.

“Jashtëzakonisht i bekuar që kam pranuar një dhuratë kaq të çmueshme”.