Copy Code

Pamje madhështore nga tubimi qendror i Lëvizjes BESA në Gostivar (FOTO)

Pas marshutës së mbajtur sot në Vrapçishtë, Lëvizja BESA mbajti edhe tubimin qendror të saj në Pallatin e Kulturës në Gostivar, ku me përkrahjen masovike që morri duke stërmbushur sallën e Pallatit me aktivistë dhe simpatizantët e saj, gostivarasit njëzëri i thanë ‘’ PO’’ referendumit të 30 shtatorit. Gjatë këtij tubimi, fjalë rasti kishte edhe Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes, Skender Rexhepi – Zejdi, i cili mes tjerash tha se: Shqiptarët nuk e duan Serbinë dhe Rusinë, mos harroni shqiptarët janë të orientuar drejt BE-së dhe NATO-s. Rexhepi gjithashtu shtoi se: Ne jemi në anën e atyre që do ti themi PO referendumit, ne jemi ata që do i themi PO euro-integrimeve dhe gjithashtu ne jemi ata që do i themi PO mirëqenies së qytetarëve’’ përfundoi Skender Rexhepi – Zejd. Pas fjalimit të Skender Rexhepi – Zejdi, fjalë rasti kishte edhe ministri i kulturës nga radhët e BESËS, Asaf Ademi, i cili mysafirëve ju drejtua me fjalët ‘’PO-ja e këtij referendumi është PO për amanetin e stërgjyshërve tanë, që na thanë të kujdesemi për këtë troje, dhe është PO për kërkesën e të rinjve, që na pyesin a ka shpresë këtu. Unë ju them PO. Këtu do ta bëjmë Evropën dhe ju nuk keni më nevojë të shpërnguleni’’, përfundoi Asaf Ademi. Pas fjalimit të Asaf Ademit, të pranishmëve me fjalë rasti iu drejtua edhe deputeti i Lëvizjes BESA nga Tetova, dr. Nexhbedin Kahremani, i cili para të pranishmëve foli për rëndësinë dhe peshën e rëndë që po bartin gjeneratat e reja në këtë moment historik të vendit, duke shtuar se: ‘’ Erdhi më koha që gjeneratave të reja t’ju sigurojmë perspektivë më të mirë, unë jam i lumtur që po kontribuoj në momentet më historike të vendi që gjeneratat e reja të arrijnë perspektiva më të mira për jetë’’ shtoi Kahremani. I fundit para të pranishmëve në Pallatin e Kulturës në Gostivar, fjalë rasti kishte edhe kryetari i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi i cili foli për rëndësinë e momenteve historike nëpër të cilat po kalon vendi ynë pak para referendumit të 30 shtatorit. Kryetari i BESËS, Afrim Gashi tha se: ‘’ Referendumi i suksesshëm hap perspektiva të reja për vendi, shpresa jonë e vetme që t’i realizojmë parimet universale të njerëzve na ka mbetur të jetë integrimi në BE dhe NATO. Gashi më tej vazhdoi duke shtuar se: Detyrimisht anëtarësimi i vendit në NATO dhe BE do të na jep neve shans dhe motiv që të jetojmë duke ruajtur vlerat dhe traditat tona dhe njëkohësisht t’i respektojmë vlerat universale të drejtësisë, barazisë dhe lirisë. Vlera dhe synimi jonë në jetë është që BE-në dhe NATO-n, t’i shohim si mjete për realizimin e qëllimeve tona, për të jetuar me vlera të larta njerëzore, ndërsa mos harroni se mbi gjitha më i rëndësishëm se të gjitha është dinjiteti njerëzor, mos të harrojmë se jemi të obliguar të luftojmë për dinjitetin njerëzor’’ përfundoi kryetari i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi.