Pas spekulimeve të mediave, të hënën Asaf Ademi kthehet nga pushimi në Ministri

Disa qarqe maqedonase në mënyrë jonjerëzore po spekulojnë kundër ministrit të kulturës Asaf Ademi. Sipas tyre, Ademi është tërhequr nga posti për shkaqe shëndetësore dhe se do të zëvendësohet me ndonjë kuadër nga radhët e LSDM-së.
Nga ministria e kulturës demantojnë këto informacione. Sipas tyre Asaf Ademi të hënën kthehet nga pushimi në ministri dhe do të vazhdojë me aktivitetet e veta. Ademi është vendosur në shënjestër të qarqeve antishqiptare, por edhe të qarqeve shqiptare me orientim prosllav për shkak të stilit të punës që e imponoi pas zgjedhjes për ministër, shkruan Fakti. /fakti