“Patrioti” me bateria kineze përkrah ata që ja pin gjakun shqiptarëve VMRO-në

Të dielën është raundi i dytë zgjedhor për zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, ndërsa në garë janë Stevo Pendarovski dhe Gordana Siljanovska – Davkova,raporton portali Almakos.

Në prag të zgjedhjeve presidenciale të 5 Majit Aleanca për Shqiptarët doli me një komunikatë për media ku mes tjerash thonë se” Aleanca për Shqiptarët sapo përfundoi takimin e trupave të partisë pas të cilit shprehu shqetësimin se fushata në rrethin e dytë nuk ka pasur ofertë reale për qytetarët. Nga kjo parti thonë se votuesit nuk i llogarisin si pronë dhe po ashtu, bëjnë apel që mbështetësit e tyre të votojnë sipas bindjes së tyre.” Nga anlistët kjo është pare si një thirrje për bojkot më shumë, se sa thirrje ndaj aktivistëve për dalje në votime.

Ndërkohë, burime të mirënformuar brenda organeve udhëheqëse të Aleancës për Shqiptarët bëjnë me dije për Almakos se kryetarët e degëve të kësaj partie janë udhëzuar që “mos të angazhojnë strukturat dhe mos të bëhet shumë aktivitet në rrethin e dytë presidencial” që i bie një thirrje për bojkot të zgjedhjeve, e rrjedhimisht një shans i mirë krijuar për VMRO – DPMNE-në. A është ky një bashkëpunim i fshehur mes këtyre dy partive? Mbetet në shihet të dielën.

Derisa e gjithë Bashkësia Ndërkombëtare po bën thirrje që qytetarët të dalin masovkisiht në zgjedhjet e 5 Majit, si dhe të gjitha forcat politike në trojet shqiptare e kërkojnë këtë, duket se Aleanca ka zgjedhur në mënyrë të heshtur të mbështet një proces tjetër.

Në rrethin e parë të mbajtur më 21 prill në garë ka qenë edhe kandidati që ka pasur mbështetjen e opozitës shqiptare, Blerim Reka.

Reka të enjten iu bëri thirrje votuesve të tij që të dalin në votime në rrethin e dytë të zgjedhjeve pasi, sipas tij, në këtë mënyrë do të shpëtohet procesi i integrimit euro-atlantik të vendit./Almakos