Përfundon pjesa e parë e intervistimit të Rrustem Mustafës në Hagë (Video)

Ish-komandanti i UÇK-së, Rrustem Mustafa, ka përfunduar pjesën e parë të intervistimit nga Prokurori Special në Hagë të Holandës.

Mustafa aktualisht po pauzon pas më shumë se dy orë inetvistimi në Zyrën Prokurorit të Specializuar, intervistë kjo e zhvilluar në prani të avokatit mbrojtës Arianit Koci .Më pas pritet të vazhdojë pjesa e dytë e intervistimit.

Rrustem Mustafa, i njohur si Remi, është edhe zyrtarisht personi i parë që po intervistohet nga Gjykata Speciale.Veç tij të dielën për në Hagë u nis edhe ish-komandanti, Sami Lushtaku, i cili pritet të intervistohet dy ditë pas Mustafës.

Përfundon pjesa e parë e intervistimit të Rrustem Mustafës në Hagë

Përfundon pjesa e parë e intervistimit të Rrustem Mustafës në Hagë

Posted by Klan Kosova on Monday, January 14, 2019