Copy Code

Përplaset për vdekje një këmbësor në Shkup, shoferi largohet nga vendi i ngjarjes

Një këmbësor është përplasur për vdekje pasditen e sotme në bulevardin “Jane Sandanski” në afërsi të qendrës tregtare Kapitol në lagjen Aerodrom.
Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur në orën 14.40, kur shoferi i makinës “Pezho” me targa të Shkupit ka goditur 66-vjeçarin A.N. dhe është larguar nga vendi.
I lënduari menjëherë është dërguar në Qendrën urgjente, por mjekët nuk kanë arritur që ta shpëtojnë.
Menjëherë pas aksidentit, “alfat”, kanë arritur që të gjejnë shoferin e makinës, 28-vjeçarin A.R i cili është ndaluar në stacionin policor Gazi Babë.