Plaçkitje në Dardani, policia kap një të dyshuar në flagrancë (VIDEO)

Njësia Speciale e Policisë së Kosovës ka kryer arrestimin e një personi pak momente më parë në lagjen Dardania në Prishtinë.

Siç shihet nga pamje e siguruara nga Klan Kosova një person shihet i prangosur, ndërsa njoftohet se ata janë vënë në ndjekje edhe të dyshuarve tjerë që kanë marrë pjesë në një plaçkitje në një pikë të “Meridian” në këtë lagje.

Klan Kosova ka kontaktuar policinë për të konfirmuar rastin dhe sapo të merret një përgjigje do të dalë lajmi i përditësuar.