Policia turke arreston 4 kumanovarë me 39 kilogram drogë , shikoni videon! (Video)

Në një aksion të policisë turke para 10 ditëve, janë arrestuar 12 kumanovarë, njoftojnë mediumet në Turqi.
Ata janë kapur me 39 kilogramë marihuanë, kurse policia vlerëson se brenda dy viteve kanë transportuar 8 tonë.
Sipas këtyre mediumeve, aksioni policor është realizuar në vendkalimin kufitar mes Greqisë dhe Turqisë, Ipsala, transmeton Gazeta Lajm. Koka e aksionit ka qenë nga Shqipëria, shkruajnë mediumet turke.
Policia turke ka njoftuar edhe inicialet O.R., D.A., N.A. dhe N.A.