Prof. Driton  Sulejmani i ALTERNATIVËS, drejtori që solli ndryshime në Muzeun e Shkencave të Natyrës

 

 

 

 

 

Pas emërimit drejtor në Muzeun e Shkencave të Natyrës, Driton Sulejmani , pasi këtë institucion e kishte gjetur me probleme të karakteristikave të ndryshme, ai, menjëherë kishte formuar një ekip të cilin e kishte angazhuar që të vizitojë shkollat fillore dhe të mesme për të bërë prezantimin e muzeut dhe për të treguar rëndësinë që ka muzeu në edukimin e nxënësve, e sidomos vizitat i kishte përqendruar nëpër shkollat shqipe duke vërejtur menjëherë aty mungesën e vizitave të tilla. Ai, poashtu kishte rregulluar edhe disa mangësi organizative në institucion, duke vendosur  rend, duke dhënë përgjegjësi dhe kërkuar llogari për të gjitha punët dhe aktivitetet që zhvillohen aty.

 

“Ky aktivitet i vizitës nëpër shkolla do të vazhdojë edhe këtë vit, falë projektit që do ta financojë ministria e Kulturës, për këtë qëllim dhe besoj se do arrijmë te një numër mjaft i madh i shkollave të vizituara me përfshirje edhe më të gjërë. Kjo vetëm se po i sjell frytet sepse 3 muajt e parë të këtij viti numri i vizitorëve dukshëm është rritur. Mundohem vazhdimisht që të instaloj frymën e punës ekipore sepse vlerësoj se është çelësi i suksesit dhe t`i motivojë të punësuarit”, ka thënë drejtori Driton Sulejmani.

“Në aspekt të punëve promovuese kemi aktivizuar web faqen e muzeut duke i dhënë pamje të re, profil në facebook, instagram twiter, të gjitha në 3 gjuhë (maqedonisht, shqip dhe anglisht), prej ku qytetarët mund t`i ndjekin aktivitetet tona dhe të tregojmë edhe transparencën ndaj publikut. Kemi mbajtur një ekspozitë 8 Mega Anna, ku pati interes shumë të madh. Poashtu kam realizuar edhe takime të shumta me puntorë të kulturës, Ojq dhe kolegë nga muze të ndryshëm. Tash do jemi nikoqirë të një ekspozite për florën dhe faunën Ballkanike që do të mbahet në muzeun tonë e organizuar nga muzeu i Budapestit si rezultatë i bashkëpunimit mes dy muzeve. Gjithashtu kemi memorandum bashkëpunimi dhe me Muzeun e shkencave Natyrore të Sofies ku isha edhe si mysafir në jubileun e 130 vjetorit të themelimit të tyre, dhe ky bashkëpunim do vazhdojë edhe më tutje me hulumtime të reja. Nga këta aktivitete si dhe nga puna në bazë  të rregullave, muzeu ka përmirësim të dukshëm edhe në aspektin financiar, ku vetëm për tre muajt e parë të këtij viti kemi realizuar gati gjysmët e të hyrave sa gjatë tërë vitit të kaluar.
Deri tash për periudhën sa jam këtu, gati 6 muaj, mund të them se jam i kënaqur se si po ecin punët mbarë”, ka vazhduar mëtej drejtori i Muzeut të shkencave të natyrës, Driton Sulejmani.

 

Si mund t`ua shpjegojmë qytetarëve,  cili është  shërbimi ndaj tyre?

Driton Sulejmani: Muzeu i shkencave të natyrës bën hulumtimin e florës, faunës dhe geas në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Nga hulumtimet dhe kërkimet në terren bën mbledhjen, koleksionimin dhe prezantimin e këtyre materialeve të mbledhura në formë të ekspozitave të përherëshme dhe tematike ku qytetarët nga vizita e këtyre ekspozitave mund të njoftohen dhe mësojnë për lloje ndryshme të botës bimore dhe shtazore që jetojnë në territorin e shtetit tonë.

Muzeu disponon me mbi 300.000 eksponate të florës, faunër dhe geas. Gjithashtu kemi bashkëpunim edhe me shkolla fillore dhe të mesme ku shumë fëmijë marrin pjesë në aktivitete edukative që organizon muzeu me qëllim të  informimit dhe edukimit të fëmijëve me informata për botën bimore dhe shtazore si dhe ngritjen e vetëdijes tek ata pë ruajtjen dhe mbrojtjen e ambientit që na rrethon. Muzeu gjithashtu ka bashkëpunime edhe me muze të tjerë të cilët sjellin ekponate të tyre nga shtete tjera dhe i ekspozojmë në hapsirat e muzeut tonë që paraqet mundësi për qytetarët të shohin edhe shembuj të botës bimore dhe shtazore nga vende  të tjera. Muzeu poashtu ofron edhe organizimin e ditëlindjeve për fëmijët si dhe dhënien e hapsirave për organizimin e seminareve, konferencave dhe ekspozitave.

Sa janë gjithësej të punësuar në Muzeun e Shkencave të Natyrës

dhe sa prej tyre janë shqiptarë?

 

Driton Sulejmani: Në momentin kur u emërova ishin 17 të punësuar me vendim dhe 3 me kontratë, prej të cilëve vetëm 1 shqiptar në pozicion të kustosit. Në planin për  punësim për këtë vit janë paraparë edhe 5 punësime të reja, të cilat fatkeqësisht nuk do ti plotësojnë nevojat për zmadhimin e vëllimit të punës dhe plotësimin e sistematizimit për këtë vit. Për këtë arsye kam angazhuar edhe 3 persona përkohësisht (të tre janë shqiptarë) për të mbuluar boshllëqet që paraqiten gjatë realizimit të punëve.

Çka mund të presim, cilat janë planet për në të ardhmen?

Driton Sulejmani: Muzeu ka nevojë për modernizim, mirëpo kjo do jetë shumë e kushtueshme që të realizohet për njëherë. Do mundohemi që këtë ta bëjmë pjesërisht për shkak të burimeve shumë të limituara financiare. Fillimisht, do ta rregullojmë pjesën hyrëse të muzeut, kjo do të ndodhë shumë shpejtë me çka në hyrje muzeu do të merr një pamje shumë më atraktive dhe tërheqëse për vizitorët. Do të vazhdojmë me aktivitete promovuese me qëllim të tërheqim sa më shumë vizitorë. Nga projektet që ka financuar ministria e kulturës do mundohemi që të sjellim sa më shumë risi për vizitorët. Muzeu do të jetë i hapur për të gjithë duke implementuar edhe përdorimin e gjuhës shqipe (tabela vetëm se është ndryshuar). Qëllimi kryesorë do të jetë përforcimi i aspektit financiar të muzeut me çka besoj se do të ndikojë pozitivisht edhe në gjitha punët tjera.

Prof. Driton Sulejmani është kuadër nga Alternativa, ndërsa para gjashtë muajve është emëruar drejtor në Muzeun e Shkencave të Natyrës .